Site hosted by Angelfire.com: Build your free website today!
Blog Tools
Edit your Blog
Build a Blog
RSS Feed
View Profile
« May 2024 »
S M T W T F S
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Entries by Topic
All topics
fudbol
humbje
identitet
jodizuar
kultivuar
kuqezinjte
perfolur
prift
shoqeria  «
sponzor
themelor
My items
Brutus
Boutique
Bigbrother
Shfaqja 1
Shfaqja 2
You are not logged in. Log in
Brutus blog
Wednesday, 1 July 2009
Numerim
Mood:  a-ok
Topic: shoqeria
 

              Nje prove e bere rrugeve te metropolit e nisur ne menyre te paqellimte. Diku perreth ndertesave qeveritare pergjate bulevardit keputa nje gjethe qiparisi. Forma e saj hjihet nga te gjithe dhe i perngjet per nga te prerat asaj te hardhise ( rrushit ). E mbajta ne dore e heraheras e vija perpara, heraheres e valevitja ne forme dirigjimi te nje melodie vals, e heraheres si nje gjeth stermadh qe perdornin dikur nga faraonet e egjiptit per freskim e mbrojtjeje nga dielli. Nderkohe kisha hyre ne bllok, vendi ku jeton shendeteshem dhe djeresine se punuari elita e shoqerise shqipetare; intelekti, afarizmi, ideali, atdhetarizmi e ku ta dish, gjtheçka permblidhet ne batakçillek d.m.th.  

               Kembesorevet qe rastesisht ndoshta i haste shikimi te gjethja, nuk i rreshte kureshtja se kush qe ai qe diç fshihte pas saj, ndaj me hidhte edhe nje surratit. Ne respekt merrte nje te zgerdhire. Nje riosh ja beri edhe gisht ne drejtim te ... kuptohet besoj ( perndrysh nis nga fillimi )

                Nuk mund te lexoj ç' njerezit mendojne kur shtojne vemendjen drejt nje objekti, gjeth qofte, apo ç'ka ai mund te mbuloje. Nuk e di nese nje lexuese kartash ( ja nga oto me lidhje PCI ) mund te ndihmonte. Nje komision nga shoqeria civile do te bente pune, them. Veshguesit partizane mund te kundershtoshin. Madje ato mund te armatoseshin ne qepe, domate, kastravece, teprica ushqimesh te mbetura guzhinash kineze, shitjesh me vlere te ulet tregu me nje fjale.

                Ne fund duket se do te kishte nje fitues. Gara ndermjet dy ndryshimeve nuk pjell natyreshem, vetem adopton. Ku s'te shkon mendja...


Posted by piktori at 4:23 PM MEST
Updated: Thursday, 2 July 2009 2:17 PM MEST
Post Comment | Permalink | Share This Post

Newer | Latest | Older