Site hosted by Angelfire.com: Build your free website today!
Blog Tools
Edit your Blog
Build a Blog
RSS Feed
View Profile
« July 2009 »
S M T W T F S
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Entries by Topic
All topics  «
fudbol
humbje
identitet
jodizuar
kultivuar
kuqezinjte
perfolur
prift
shoqeria
sponzor
themelor
My items
Brutus
Boutique
Bigbrother
Shfaqja 1
Shfaqja 2
You are not logged in. Log in
Brutus blog
Wednesday, 1 July 2009
Numerim
Mood:  a-ok
Topic: shoqeria
 

              Nje prove e bere rrugeve te metropolit e nisur ne menyre te paqellimte. Diku perreth ndertesave qeveritare pergjate bulevardit keputa nje gjethe qiparisi. Forma e saj hjihet nga te gjithe dhe i perngjet per nga te prerat asaj te hardhise ( rrushit ). E mbajta ne dore e heraheras e vija perpara, heraheres e valevitja ne forme dirigjimi te nje melodie vals, e heraheres si nje gjeth stermadh qe perdornin dikur nga faraonet e egjiptit per freskim e mbrojtjeje nga dielli. Nderkohe kisha hyre ne bllok, vendi ku jeton shendeteshem dhe djeresine se punuari elita e shoqerise shqipetare; intelekti, afarizmi, ideali, atdhetarizmi e ku ta dish, gjtheçka permblidhet ne batakçillek d.m.th.  

               Kembesorevet qe rastesisht ndoshta i haste shikimi te gjethja, nuk i rreshte kureshtja se kush qe ai qe diç fshihte pas saj, ndaj me hidhte edhe nje surratit. Ne respekt merrte nje te zgerdhire. Nje riosh ja beri edhe gisht ne drejtim te ... kuptohet besoj ( perndrysh nis nga fillimi )

                Nuk mund te lexoj ç' njerezit mendojne kur shtojne vemendjen drejt nje objekti, gjeth qofte, apo ç'ka ai mund te mbuloje. Nuk e di nese nje lexuese kartash ( ja nga oto me lidhje PCI ) mund te ndihmonte. Nje komision nga shoqeria civile do te bente pune, them. Veshguesit partizane mund te kundershtoshin. Madje ato mund te armatoseshin ne qepe, domate, kastravece, teprica ushqimesh te mbetura guzhinash kineze, shitjesh me vlere te ulet tregu me nje fjale.

                Ne fund duket se do te kishte nje fitues. Gara ndermjet dy ndryshimeve nuk pjell natyreshem, vetem adopton. Ku s'te shkon mendja...


Posted by piktori at 4:23 PM MEST
Updated: Thursday, 2 July 2009 2:17 PM MEST
Post Comment | Permalink | Share This Post
Wednesday, 13 May 2009
Perpjekje per nje identitet
Mood:  vegas lucky
Topic: identitet
 

            Per te dyten here sot isha te terhiqja karten e identitetit. Nderkohe bera ca solar rruqesh per tu pershtatur me koloritin stinor aq te deshiruar pas dy-tre muajsh. Bronxato. Arrita te baraka ku behet shperndarja. Nje garrumull peleqesh piqeshin ne diell. Si heren e pare kartat ishin si ato te fallxhoreve. Pa fat d.m.th...

             Gallata nis para dy muajsh kur rrallat s'kishin te sosur. Per tu habitur prej kushteve te punes te ofruara nga konçesionari ; ordinatore tre-a-kater  te shkelqyer, skanera gishtash, kamara fotosh etj. Tollovija e politiksave, me nji fjale ben çudira. Dy muaj per nji identitet.

             Morali i kesaj çoroditje : Passaport-a  biometrike-shpresa per nje identitet. Matane kufinjeve.


Posted by piktori at 3:06 PM MEST
Updated: Wednesday, 13 May 2009 3:11 PM MEST
Post Comment | Permalink | Share This Post
Friday, 17 April 2009
Largohet Han
Mood:  hungry
Topic: fudbol
 

             Z. Han, me disa kile me teper, pasi e beri han me dy porta, bjen fjala, nje tamam-tamam, fudbolin shqipetar, zbuloi ate qe edhe fetuset e kane mesuar, se shqipetaret nuk kane me fut boll ( kupto çdo ushqim qe ta merr mendja, qe shuan çdo lloj urie ... ), me pi boll, e mungesa te tjera boll. Shume veta u ndjene jashte mase te fyer kur degjuan keta fjale, por disa te tjere filluan te lexonin listen e borxheve. Te shkon mendja kur pak kohe me pare beheshin mbledhje organizatash partie, profesionale, reparti, turni, rinie sepse televizionet e huaja transmetonin intervista me shqipetare qe paten tradhetuar atdheun duke nxjerre punet e shtepise sheshit.  

           Sidoqofte z. Han, mund te shkoje perseri ne Kine. Arti kulinar tradicional eshte teper i pasur me gjarperinj, hardhuca, krimba, kaçamij, bubajka....dhe oriz. Oreks te mire!


Posted by piktori at 3:37 PM MEST
Post Comment | Permalink | Share This Post
Wednesday, 1 April 2009
Humbje ne Danimarke
Mood:  irritated
Topic: humbje

             Nuk ka nevoje per shume fjale te flasesh per ekipin perfaqesues shqipetar te futbollit. As portier, as mbrojtje, as sulm, as mesfushe, as trainer. Nuk qe i rastesishem barazimi ne Malte, as humbja ne Tirane e as kjo e fundit. Kjo eshte Shqiperia, ky eshte fudboli shiptar. Nuk jemi Brazili. Zbulimi i Hanit. Pse nuk eksploron Hollanden. Topi me mire ne NATO! Bah!!!!


Posted by piktori at 10:15 PM MEST
Post Comment | Permalink | Share This Post
Thursday, 26 March 2009
Nje faltore ne Shtepine e Bardhe.
Mood:  cool
Topic: prift
 

          Shtepia e Bardhe tashme edhe faltore. Meritat per kete rast i marrin grekerit. Me rastin e njidreqedisavjetorin e paveresise prej kutadiunesekujt u priten nga Presidenti Obama. Kreu i kishes greke, anetare i delegacionit i'u lut presidentit qe te ndihmoje gerkerit ne çeshtjet e tyre te politikes se jashteme. Nje zot e di se kujt i lutet nje prift. Ne delir e siper ky prift i mveshi Obames petkun e Aleksandrit te Madh . Sa te vegjel jane grekerit. Dhe kur pretendojne se jane helen. Leri Cezarit ç'i perket Cezarit, leri zotit c'i perket zotit. Jo, kjo eshte romake.

          Presidenti premtoi se do i thoshte First Lady-it tere kolorit. « e gjeta Afriken time ne Evrope ». Me ta marre vesh ajo ndjeu nje kenaqesi orgazmatike, gati, dhe per nje çast mendoi se e kishte tradhetuar presidentin me aktorin e filmit, dhe e hoqi mendjen. Eshte teper trilluese te flesh nje perandor. Vete ai i tha se do te binte ne krevat me Aleksandrin e Madh. Vertetohet shkencerisht origjina religjoze muslimane. Obama d.m.th.


Posted by piktori at 4:39 PM MEST
Updated: Thursday, 26 March 2009 4:46 PM MEST
Post Comment | Permalink | Share This Post

Newer | Latest | Older